Stafa: Kujdes me ushqimet që blini, si të dalloni produktet e falsifikuara dhe ku të ankoheni

Në tregun e lirë, ku shumëllojshmëria e produkteve është e madhe, konsumatorët kanë fuqinë dhe kohën për të bërë zgjedhje të informuara përpara se të shpenzojnë paratë e tyre. Megjithatë, rreziku për të rënë pre e mashtrimit me produkte me etiketa të falsifikuara apo pa informacionin e duhur mbetet i lartë, veçanërisht gjatë periudhave të ofertave dhe festave.
Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Drejtori i Qendrës së Ankesave të Konsumatorëve Shqiptarë, Hasan Stafa.
"Ju pyetët, a ka kohë konsumatori të merret? Absolutisht që konsumatori ka kohë, sepse konsumatori konsumon tre herë e pakta tre herë në ditë.
Ka vite të tëra që ekonomia e lirë e tregut i ka dhënë mundësi dhe hapësira ndërmjet shumëllojshmërisë së produkteve dhe aty informacionit të paktën mediatik që merr, ka mundësi para sesa të vendosë, sepse ai ka xhepin, ai ka paranë dhe para se të vendosë të marrë diçka, duhet të shohë ato gjërat kryesore që është etiketa.
Etiketa ligjërisht duhet të ketë të gjithë treguesit dhe përbërësit e produktit brenda, pastaj të vendosë, pastaj të blejë dhe të përdorë ato rekomandimet e tjera të cilat me një fjalë përmban informacione aq sa i mjaftueshëm është sot për sot së paku. Dhe pjesa tjetër, nëse ai nuk ka, ka informacion që nuk është i qartë, mund të jetë në gjuhë të huaj, apo mund të ketë dhe produkte pa informacion, këto raste me një fjalë absolutisht duhen denoncuar dhe duhen denoncuar në rastin më të parë në zyrat rajonale, lokale ku ato rrinë. 61 bashkitë e vendit kanë një qendër apo një person që mbulon çështjet dhe ankesat e konsumatorëve.
Drejtoritë e Shëndetit Publik po ashtu, drejtoritë e e mbrojtjes së konsumatorëve po ashtu. Nëpër prefektura ka drejtori të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të cilët kanë specialistët dhe ekspertët e tyre çdo ditë monitorim 24/24 në të gjithë tregjet, qofshin formale apo edhe tek ato informale.
Natyrisht mundësia për të marrë informacion është, por ka raste që konsumatorët bien dhe viktimë, sepse ka raste që nuk mund të dallojnë një etiketë të falsifikuar, një etiketë që mund të fshehi pra afatin, një etiketë e cila mund të ketë një etiketë tjetër në mbivendosje, edhe aq më tepër tek ai koshi i ofertave të cilën reklamohet edhe nëpërmjet reklamave televizive në raste festash", u shpreh Stafa./ORA


