Të shoqëruar nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

Aktualitet

Të shoqëruar nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet

Kombëtarja serbe e futbollit është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie drejt Aeroportit të Rinasit. Forca të shumta të policisë shqiptare, të vendosur në gatishmëri për mbarëvajtjen dhe shmangien e tensionve, kanë shoqëruar ekipin serb pas përfundimit të ndeshjes mbrëmjen e djeshme. 

Bëhet me dije se nuk është shënuar asnjë incident gjatë rrugës apo në ambientet e aeroportit. Masat e ndërmarra siguruan një largim të qetë, të sigurt dhe pa probeme për ekipin serb, të cilët kanë vijuar urdhëtimit drejt Serbisë.

Kujtojmë se Serbia u përball mbrëmjen e djeshme me Shqipërinë në "Air Albania", në një sdifë emocionuese, por që nuk prodhoi gola, megjitëse me barazimin 0-0, të dyja ekipet ndanë nga 1 pikë të vlefshme për ecurinë në grupe për eliminatoret e Botërorit 2026.

ME TE LEXUARAT