Tjetër SKANDAL/ Pas Drenovës, takime “speciale” edhe në burgun e Reçit, të përfshira dy vajza të “showbiz”

Aktualitet

Tjetër SKANDAL/ Pas Drenovës, takime “speciale” edhe

Dy vajza të showbiz-it shqiptar me inicialet A.D dhe R.R, raportohet në media se kanë marrë pjesë në takime speciale në burgun e Reçit në Shkodër.

Sipas raportimeve, thuajse dy muaj më parë ato rezultojnë të kenë hyrë në këto takime në javë të ndryshme. Vajzat e show biz-it, pasi kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, janë larguar sërish.

Bëhet me dije se prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu dhe imazhet e tyre janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.

Gjithashtu në shumë media në vend shkruhet se takimet në fjalë janë zhvilluar me një nga anëtarët e grupit “Bajri”.

Sipas raportimeve, për takimet ka pasur dijeni të plotë shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda. Gjithashtu thuhet se ndaj dy zyrtarëve nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është marrë masë pezullimi nga detyra dhe pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.

 

ME TE LEXUARAT