Zamir Meta përdhuoi të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Në familjen Meta janë dhe 6 fëmijë të tjerë, për të cilët tashmë kujdeset e ëma e tyre, Juela Meta. Për ta shteti ka siguruar një banesë pasi pronari i shtëpisë ku banonin, i nxori jashtë pas bërjes publike të rastit në fjalë.
Zamir Meta akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.
Euronews raporton se, Juela Meta ka rrëfyer episodin kur është sulmuar nga pronarja e shtëpisë, e cila e ka kërcënuar se duhet të lironte banesën brenda një afati 2 ditor ose në të kundërt do të derdhej gjak.
Juela tregon se ka shkruar në polici për të denoncuar rastin, por atje pronarja e shtëpisë ka ndryshuar deklaratat duke thënë se ndihej e kërcënuar nga Juela, dhe kjo e fundit nuk është pajisur me urdhër mbrojtje nga shteti.
“Komshia po më kërcënonte që do të derdhet gjak. Vjen e zonja shtëpisë se bashku me të vëllain dhe më thotë që edhe dy ditë e shumta duhet të lironi shtëpinë se do të derdhet gjak.
Shkova në polici, dhashë deklaratë, por policia nuk më dha urdhër mbrojtje. Vjen zonja së bashku me të vëllain dhe ajo ndryshon deklaratat. Ajo ka thënë në polici se dhe ajo ndihet e kërcënuar”, tha Juela Meta.