Rama reagon ashpër kundrejt kryetarit të kësaj bashkie që refuzoi të shkarkojë drejtorët

Politikë

Rama reagon ashpër kundrejt kryetarit të kësaj bashkie që

Gjatë një takimi të tensionuar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen kolektive të drejtorëve të institucioneve vartëse.

Ky hap vjen si pjesë e një strategjie për “spastrimin” e administratës nga paaftësia dhe nepotizmi, të cilat, sipas Ramës, po pengojnë përparimin dhe efikasitetin e institucioneve vendore.

Por në një moment të papritur, kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, u shpreh kundër kësaj kërkese, duke theksuar se nuk do të largojë drejtorët aktualë, sepse sipas tij, “i kam të rinj, të aftë dhe po bëjnë punë të mirë”. Ky qëndrim kundërshtues shkaktoi një përplasje të fortë mes tij dhe kryeministrit.

Reagimi i Ramës ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “Nëse nuk i shkarkon, atëherë jepe ti dorëheqjen!” – një ultimatum që e nxori situatën jashtë kontrollit dhe tronditi ambientin e takimit.



Në sallë mbizotëroi një heshtje e thellë, që tregoi se shumica e kryetarëve të bashkive ishin nën presionin e fortë të kryeministrit dhe ishin të gatshëm të zbatojnë urdhrat pa rezerva.

Por kjo përplasje nxjerr në pah edhe një realitet të rëndësishëm: ka kryetarë njësish vendore që refuzojnë të veprojnë vetëm si zëvendësues të administratës qendrore dhe kërkojnë të ruajnë autonominë dhe lirinë e tyre në vendimmarrje.

Situata thekson tensionet e brendshme në administratën vendore dhe sfidat e qeverisjes lokale, ku marrëdhënia mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor mbetet e tensionuar dhe e ndërlikuar.

ME TE LEXUARAT