“Librin e kam aksesor, jo për ta lexuar” – Rizarta Hoxha i del në mbrojtje influencerses: “Kush jemi ne që ta gjykojmë?”

Showbiz

“Librin e kam aksesor, jo për ta lexuar” – Rizarta Hoxha

Pas deklaratës së bujshme të influencerses Enxhi Ruzhdia në spektaklin “She is on Top”, ku ajo u shpreh hapur se librat i përdor vetëm si aksesorë për foto dhe jo për t’i lexuar, rrjetet sociale janë përfshirë nga kritika dhe reagime të ashpra.

Në një klimë të ngarkuar me gjykime dhe ironi, një zë i pazakontë ka zgjedhur të flasë ndryshe. Influencuesja dhe figura publike Rizarta Hoxha ka reaguar në Instagram duke marrë në mbrojtje vajzën e re dhe duke ofruar një reflektim më të thellë mbi realitetin shoqëror.

“Një njeri i lexuar kurrë nuk do gjykonte një vajzë të re. Nëse kam kuptuar diçka në jetë, është se të gjithë jetojmë në realitetin tonë dhe nuk ka realitet të saktë apo realitet të gabuar”, – shkruan Hoxha, duke theksuar se mënyra se si të rinjtë sillen është shpesh pasojë e një sistemi arsimor të dështuar dhe një edukimi të mangët nga brezat paraardhës.

Ajo e bën të qartë se nuk e mbështet idenë që libri të shërbejë si dekor për Instagram, por është po aq kundër linçimit publik të një vajze të re për një deklaratë të tillë.

“Jam dakord me një realitet ku libri shihet si aksesor? Jo.
Jam dakord me një realitet ku një vajzë e re gjykohet dhe merr urrejtje? Jo.”

Rizarta ndalet edhe tek ndikimi që librat kanë pasur në jetën e saj, por pa e ngritur veten mbi të tjerët:

“Një libër është një jetë e re e jetuar. Ka libra që më kanë ndryshuar mendësinë dhe konceptimin.”

Duke reflektuar mbi rolin e saj si influencuese, ajo kritikon banalizimin e këtij termi:

“T’i them vetes se profesioni im është ‘influencer’ është përgjegjësi e madhe për mua. Tashmë ‘influencer’ po vetëquhet kushdo.”

Në përfundim të reagimit të saj, Hoxha bën thirrje për më shumë mirëkuptim dhe më pak gjykim në shoqëri:

“Le të jemi të sinqertë me veten dhe të pranojmë realitetin e turmës.
Fjali si ajo e videos paraardhëse dëgjoj çdo ditë.
Vajza me mendime të tilla shikoj çdo ditë.
Para se të gjykojmë njeriun, le të analizojmë turmën. Është më e madhe se vajza.”

ME TE LEXUARAT