Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka shqiptarë në Kosovë apo vetëm kosovarë jeni?
Egli Tako është përfshirë në një debat të ri, pas një deklarate të bërë gjatë një koncerti të mbajtur në një klub nate në Pejë. Teksa performonte këngën ikonë “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, Egli iu drejtua publikut me pyetjen:
“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”
Kjo deklaratë spontane ndezi polemika të menjëhershme në rrjetet sociale, për shkak të ndjeshmërisë së temës së identitetit kombëtar, e cila prej vitesh shkakton ndasi në opinionin publik, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Dilema mes termave “shqiptar” dhe “kosovar” është diskutuar shpesh në media, rrjete sociale dhe programe televizive si “Big Brother”, ku ka prodhuar debate të forta
Megjithatë, gjatë koncertit, Egli e vazhdoi performancën pa ndonjë incident të drejtpërdrejtë dhe u prit me duartrokitje nga publiku në Pejë.
Reagimet më të shumta kanë ardhur pas koncertit, kryesisht në internet, ku komentues të ndryshëm kanë shprehur qëndrime të ndryshme mbi deklaratën e saj.