Durrës, 44-vjeçarja gjendet e pajetë pranë banesës, dyshohet për vdekje natyrale

Aktualitet

Durrës, 44-vjeçarja gjendet e pajetë pranë banesës,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Pjeshkë të Durrësit, ku një grua 44-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët pranë banesës së saj, teksa po kulloste bagëtitë.

Viktima, e identifikuar si M. Ll., u dërgua me urgjencë në spitalin e Shijakut, por mjekët konstatuan se ajo kishte ndërruar jetë para mbërritjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të datës 13 korrik 2025.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Durrësit, nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo elementë të një vdekjeje të dhunshme. Dyshohet se gruaja ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë.

Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin lokal, ku e ndjera njihej si një grua e përkushtuar ndaj familjes dhe punëve të bujqësisë.

ME TE LEXUARAT