Rama i kërkoi të ikë vetë, kryetari i Bashkisë së Konispolit “nuk bën mbrapa”: Drejtorët nuk i shkarkoj, i kam të rinj dhe të aftë

Politikë

Rama i kërkoi të ikë vetë, kryetari i Bashkisë së

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, vijon t’i qëndrojë bindjes së tij se “nuk do të shkarkojë asnjë nga drejtorët e tij”.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Dule tha se drejtorët e tij janë të rinj dhe të aftë, e se deri më tani nuk po performojnë keq. Duke lënë kështu të kuptohet se nuk ka ndërmend t’i shkarkojë.

Ky vendim i Dules solli dhe një “përplasje” mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Më herët njoftuam se kreu i qeverisë i kërkoi kryebashkiakut të Konispolit se nëse nuk pranon dorëheqjet e drejtorëve, atëhere të largohet vetë nga detyra e tij.

Edhe kjo e martë ka qenë e “nxehte” në shumicën prej bashkive të vendit tonë. Vala e dorëheqjeve të drejtuesve në shumicën prej bashkive të drejtuar nga kryebashkiakët socialistë ka vijuar, kjo pas kërkesës së bërë nga kryeministri Edi Rama i cili ka kërkuar reformim të stafeve.

Ditën e sotme, ndonëse jashtë afatit të vendosur nga vetë Rama i cili ditë më parë la si datë të fundit 14 korrikun, dorëheqjet kanë vijuar në Bashkinë e Sarandës, Divjakës, Lushnjes, Vaut të Dejës, Selenicës, Belshit dhe Librazhdit.

Në Bashkinë Selenicë dhanë dorëheqjen të pestë krerët e Njësive Administrative, ndërkohë që një ditë më parë dorëheqje pati edhe në njësitë administrative në bashkinë e Elbasanit, Korçës, Kukësit dhe Shkodrës.

 Më herët dorëheqje pati në Vlorë, e cila ishte dhe bashkia e cila e “hapi” këtë valë largimesh, duke vijuar më pas në Durrës dhe në Fier.

Përplasje mes Ramës dhe kryebashkiakut të Konsipolit, Ergest Dule “mbron” drejtorët e tij, kryeministri ia kthen “rrufe": Jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon

 

 

ME TE LEXUARAT