“E kemi humbur boshtin e familjes” - Vajza e Agron Llakajt emocionon me rregimin për nënën e ndjerë

Showbiz

“E kemi humbur boshtin e familjes” - Vajza e Agron Llakajt emocionon

Vajza e aktorit të njohur të humorit, Agron Llakaj, Alkida Llakaj, ka ndarë një rrëfim të dhimbshëm në emisionin “Top Story”, ku foli për periudhën e vështirë që po kalon familja e saj pas humbjes së nënës.

E prekur emocionalisht, Alkida rrëfeu se kjo dhimbje ka nisur para tre vitesh, që kur në korrik familja u përball me lajmin e rëndë për sëmundjen e nënës së tyre.
“Janë tre vite sfidë për ne. Që atëherë, çdo ditë është një pikëllim i madh. E kemi humbur boshtin e familjes,” tha Alkida, me lot në sy.

Ajo ndau edhe një moment të veçantë për babain e saj, i cili, sipas saj, nuk e ka lënë asnjë ditë pa shkuar tek varri i bashkëshortes.

“Postimet e babit nuk janë vetëm fjalë. Ai shkon çdo ditë tek mami, edhe kur është jashtë Tiranës më thotë ‘tek mami jam’, dhe unë shkoj menjëherë,” tha Alkida, duke zbuluar një anë shumë të ndjeshme të aktorit të mirënjohur.

 


Për të, Agron Llakaj është jo vetëm një figurë publike e dashur për publikun, por mbi të gjitha një njeri me një ndjeshmëri dhe humanizëm të rrallë.

ME TE LEXUARAT