Pas urdhërit të kryeministrit vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratoreve

Aktualitet

Pas urdhërit të kryeministrit vijojnë dorëheqjet  e

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për spastrime në administratën vendore, në disa bashki të qarkut Dibër janë shënuar dorëheqje masive nga drejtuesit lokalë.

Në Bashkinë e Bulqizës, kanë dhënë dorëheqjen 8 administratorë të njësive administrative, përfshirë edhe atë të qytetit. Krahas tyre, janë larguar nga detyra edhe dy nënkryetarët e bashkisë si dhe drejtorët e drejtorive që i përkisnin këtij institucioni.

Në Bashkinë e Klosit, procesi i dorëheqjeve është ende në zhvillim. Deri tani, 4 administratorë dhe një nënkryetar nuk e kanë dorëzuar ende dorëheqjen, por janë në fazën përgatitore të largimit nga funksionet.

Lëvizje të ngjashme po ndodhin edhe në Bashkinë e Dibrës, ku pritet që në ditët në vijim të përfundojë dorëheqja e administratorëve, nënkryetarëve dhe drejtorëve të strukturave vendore.

Në Bashkinë e Matit, situata është më e qartë: janë larguar 8 administratorë të njësive administrative si dhe një prej nënkryetarëve. Nënkryetari tjetër ka marrë përkohësisht drejtimin e bashkisë, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Agron Malaj, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Ky valë dorëheqjesh vjen si pjesë e një rifreskimi të administratës vendore pas rezultatit të zgjedhjeve, si dhe si reflektim ndaj kërkesës së Kryeministrit për përgjegjësi politike dhe efikasitet në drejtimin lokal.

ME TE LEXUARAT