Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen dy kosovarët! Kapen në automjet me 8 pistoleta me qëllim shitjen (EMRAT)

Aktualitet

Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohen dy

Dy shtetas kosovarë kanë rënë të pranga të autoriteteve të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit. Të arrestuar janë Shkëlqim Qenaj dhe Avudall Mallaki.

Dy kosovarët janë ndaluar nga policia në zonën e quajtur si “Ura e Hasit” teksa me vete ne automjet kishin 8 armë zjarri pistoleta, të cilët dyshohet se i kishin trafikuar nga Kosova në Shqipëri nëpërmjet kufirit jeshil me qëllim për t’ia shitur 2 personave të tjerë.

Blerësit janë identifikuar nga policia, por gjeneralitetet e tyre nuk bëhen me dije për mediat për shkak të hetimit, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.

Ndërkohë hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale si dhe zbardhjen e plotë të skemës së veprimit të këtyre personave.

“Kukës/Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Sekuestrohen 8 armë zjarri pistoleta.

Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë që i kishin trafikuar armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të shtetasve që do të blinin armët, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për shkak të hetimit.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”. 

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren.  

Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin Sh. Q., gjetën 8 armë zjarrri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar. Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT