Trafikuan DROGË drejt Danimarkës, GJKKO lë në burg njërin prej vëllezërve nga Fieri, detyrim paraqitje për tjetrin

Aktualitet

Trafikuan DROGË drejt Danimarkës, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçaj, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik heroine drejt Danimarkës.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila konfirmoi gjithashtu masën “detyrim paraqitje” për vëllain e tij, Ermal Liçaj.

Të dy vëllezërit dyshohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë si grup i strukturuar kriminal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, konkretisht heroinë, drejt Denmark.

Hetimet e GJKKO vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e secilit prej të dyshuarve në këtë aktivitet kriminal.

 

 

ME TE LEXUARAT