U kap "mat" duke vaditur kanabisin, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë (EMRI)
Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike, kanabis.
Në kuadër të operacionit "Koordinata", gjatë kontrolleve në fshatin Berzanë, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit të bluve, 45-vjeçari Zef Kola, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë i policisë së Lezhës
Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, në një parcelë në fshatin Berzanë, janë gjetur dhe asgjësuar 150 bimë narkotike cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi Z. K., 45 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua shtetasi Z. K., 45 vjeç, banues në fshatin Berzanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.