U përfshi nga flakët, ja çfarë ka mbetur nga bujtina e drurit në Leskovik (Detaje)

Aktualitet

U përfshi nga flakët, ja çfarë ka mbetur nga bujtina e

Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në një subjekt agroturizmi, në afërsi të Leskovikut.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një nga shtëpitë e drurit që janë pjesë e kompleksit të agroturizmit.


Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz por e gjithë banesa prej druri është djegur dhe ka dëme të shumta materiale.

Dyshohet se zjarri është ndezur nga vetë pronarja e biznesit, ku për shkak të pakujdesisë ka marrë përmasa dhe ka qenë e pamundur të ndërhyhet nga vetë pronarët.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe as përhapje të zjarrit në sipërfaqen e tokës përreth.

ME TE LEXUARAT