U vetëplagos te shtëpia e të afërmit, çfarë ndodhi në Sarandë

Aktualitet

U vetëplagos te shtëpia e të afërmit, çfarë

Vizita tek i afërmi, që përfundoi me vetëplagosje. Policia e Sarandës njofton se ka proceduar penalisht dy shtetas I. K., 59 vjeç dhe B. K., 33 vjeç.

Dyshohet se I. K. ka qenë viktima e incidentit aksidental. Kushëriri i tij është shoqëruar për shkak se raportohet se ka fshehur armën pas ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-I. K., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në banesën e një të afërmi në lagjen “10 Korriku”, është vetëplagosur me armë zjarri (pistoletë). 59-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi B. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka larguar armën e zjarrit nga vendngjarja. Arma (pistoletë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT