Zjarr masiv në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset
Lajmifundit
/
22 Maj 2026, 17:56
Aktualitet

Zjarri masiv i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë ka përfshirë zonën e fshatit Panaja në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në drejtim të kodrave dhe zonave me ullishte, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer që po pengon ndërhyrjen e plotë të zjarrfikësve.
Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrës me mjete rrethanore, pasi ndërhyrja me ujë në disa pika është e kufizuar. Era e fortë vijon të nxisë përhapjen e flakëve, duke rrezikuar zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit në sipërfaqe të tjera me bimësi.


