Skandal elektoral? Opozita në Hungari nën akuza për blerje votash me para dhe favore

Bota

Skandal elektoral? Opozita në Hungari nën akuza për blerje votash

Qendra 'Demokracia', një organizatë e afërt me partinë në pushtet në Hungari ka akuzuar opozitën për blerje votash gjatë zgjedhjeve.

Sipas kësaj organizate, që mbështet partinë e kryeministrit Viktor Orban, ekziston një audio që pretendon se njerëz të lidhur me partinë opozitare Tisza kanë organizuar blerje votash në disa zona të vendit.

Ata thonë gjithashtu se kanë marrë denoncime për raste ku votuesve u janë ofruar para për të votuar për opozitën, si dhe për transport të organizuar të votuesve drejt qendrave të votimit.

Në një tjetër rast, pretendohet se në një zonë janë shpërndarë edhe ushqime për të ndikuar votën e qytetarëve.

Akuzat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga mediat vendase.

ME TE LEXUARAT