Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?

Bota

Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?

Rritjen e tij e veçon edhe lidhja e ngushtë me partinë Fidesz të Orbánit. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës mes elitave të saj. Miqtë e tij të afërt përfshijnë Gergely Gulyás, shefin e stafit të Orbánit, ndërsa në vitin 2006 u martua me Judit Varga, ish-ministre e drejtësisë. Ka shërbyer si diplomat në Bruksel dhe ka mbajtur poste të larta në institucione shtetërore.

Si fëmijë që rritej në Budapest, Péter Magyar kishte një poster të Viktor Orbán, në atë kohë një figurë kryesore e lëvizjes pro-demokracisë në vend, të varur mbi shtratin e tij. Orbán ishte një nga disa figurat politike që zbukuronin dhomën e tij, tregoi Magyar në një podcast vitin e kaluar, duke lënë të kuptohet entuziazmin e tij për ndryshimet që përfshinë vendin pas rënies së komunizmit.

Tani, Magyar, 45 vjeç, është forca shtytëse pas asaj që mund të jetë një tjetër ndryshim i madh politik në Hungari: largimi i Orbánit, 16 vitet e të cilit në pushtet e kanë transformuar vendin në një “laborator për joliberalizmin”.

Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?

Pak kush mund ta kishte parashikuar ngritjen e shpejtë të Magyar dhe partisë së tij Tisza. “Ai ka ndërtuar një lëvizje opozitare me një shpejtësi të jashtëzakonshme,” tha për The Guardian Gábor Győri nga instituti kërkimor Policy Solutions në Budapest. “Asnjëherë, në historinë e Hungarisë pas tranzicionit, nuk kemi parë një parti të rritet kaq shpejt.”

Bisedat me ata që e njohin Magyar shpesh lëkunden mes admirimit dhe kritikës. Shumë vlerësojnë lëvizjen e madhe që ai ka ndërtuar dhe disiplinën e tij teksa përshkon vendin, duke mbajtur deri në gjashtë fjalime në ditë, ndërsa e përshkruajnë edhe si një person me temperament të shpejtë dhe stil ndonjëherë të ashpër.

Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?

Të tjerë e shohin si njeriun e duhur për momentin. Regjisori Tamás Topolánszky, që e ka ndjekur për 18 muaj për një film mbi ndryshimet në shoqërinë hungareze, e përshkruan si autentik dhe pasionant, por edhe të paduruar. “Mendoj se kjo ishte e nevojshme për të arritur deri këtu,” tha ai.

Nga kamera e tij, Topolánszky e ndoqi Magyar teksa shfaqej në qytete e fshatra në gjithë Hungarinë, duke thyer apatinë që kishte karakterizuar politikën. “Energjia në këto tubime ishte diçka që nuk e kam përjetuar më parë,” tha ai.

Rritjen e tij e veçon edhe lidhja e ngushtë me partinë Fidesz të Orbánit. Ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës mes elitave të saj. Miqtë e tij të afërt përfshijnë Gergely Gulyás, shefin e stafit të Orbánit, ndërsa në vitin 2006 u martua me Judit Varga, ish-ministre e drejtësisë. Ka shërbyer si diplomat në Bruksel dhe ka mbajtur poste të larta në institucione shtetërore.

Magyar u bë i njohur në vitin 2024, pasi u zbulua se qeveria e Orbánit kishte falur një person të dënuar për mbulimin e një skandali abuzimi seksual në një institucion për fëmijë. Ish-bashkëshortja e tij, Judit Varga, dha dorëheqjen, bashkë me presidenten Katalin Novák.

Megjithëse statusi i tij si ish-anëtar i Fidesz tërhoqi vëmendje, ai e bëri më të ndërlikuar jetën e tij politike. I pyetur për miqtë, ai tha: “Është e vështirë të thuash nëse ke miq të vërtetë në një situatë të tillë.”

Ndërsa shumë qytetarë janë rreshtuar pas tij, disa mbeten skeptikë. “Magyar nuk është shenjtor, por Fidesz duhet të largohet,” tha një votuese, duke e quajtur zgjedhjen një bast për ndryshim.

Ai ka premtuar rikthimin e balancave demokratike, përmirësimin e marrëdhënieve me BE-në, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e varësisë nga energjia ruse deri në vitin 2035.

Për Ukrainën, ai do të vazhdojë kundërshtimin ndaj dërgimit të armëve dhe përshpejtimit të anëtarësimit në BE. Një nga çështjet kryesore mbetet nëse ai mund të ndryshojë realisht sistemin, duke qenë se gjatë 16 viteve Fidesz ka vendosur besnikë në shtet, media dhe gjyqësor. Gjithashtu, për ndryshime të mëdha nevojitet një shumicë prej dy të tretash në parlament, pa të cilën reformat mund të jenë të kufizuara.

Megjithatë, shumë hungarezë e shohin Magyar si shpresën më të madhe për ndryshim. “Ka pikëpyetje dhe pikëçuditëse, por shoqëria e ka pranuar,” tha deputeti i pavarur Ákos Hadházy.  /The Guardian

ME TE LEXUARAT