Armëpushimi, Hegseth: Irani duhet të dorëzojë cdo material bërthamor që ka

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha gjatë një informimi në Pentagon këtë mëngjes se çdo material bërthamor që Irani “nuk duhet ta ketë” do të hiqet sipas kushteve të armëpushimit të shpallur - megjithëse Irani nuk e ka përmendur këtë term në komunikimet e veta zyrtare.
“Sipas kushteve, çdo material bërthamor që ata… nuk duhet ta kenë, do të hiqet”, tha Hegseth.
“Presidenti ka qenë i qartë që nga fillimi - nuk do të ketë armë bërthamore iraniane. Pikë, pikë. Presidentë të tjerë e thanë. Presidenti Trump e bëri”, shtoi ai.
Presidenti Donald Trump tha në një postim në Truth Social këtë mëngjes se SHBA-të do të bashkëpunojnë me Iranin për të “gërmuar dhe hequr” rezervat e tij të uraniumit të shënjestruara gjatë sulmeve ajrore amerikane.


