Arriti t’i shpëtonte plumbave të agresorit, del nga spitali agjenti i lënduar në sulmin e darkës së Trump

Bota

Arriti t’i shpëtonte plumbave të agresorit, del nga spitali

Një oficer i Shërbimit Sekret Amerikan, i cili u qëllua të shtunën në mbrëmje në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, është liruar nga spitali, sipas Shefit të Komunikimit të USSS-së, Anthony Guglielmi.

Guglielmi nuk e përmendi oficerin apo spitalin ku u dërguan, por tha se jeleku antiplumb që mbante veshur agjenti “na ndihmoi të shmangnim një tragjedi të mundshme”.

Më herët gjatë mbrëmjes, Presidenti Donald Trump tha se kishte folur me oficerin, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Ai ka humor shumë të mirë dhe ne i thamë se e duam dhe e respektojmë. Dhe ai është një djalë shumë krenar. Ai është shumë krenar për atë që bën”.

CNN raportoi më parë se një oficer i USSS u qëllua në darkë dhe plumbi goditi veshjet mbrojtëse të oficerit.

ME TE LEXUARAT