Deklarata e fortë e Donald Trump për Iranin ndez reagime: Demokratët kërkojnë largimin e tij nga detyra

Bota

Deklarata e fortë e Donald Trump për Iranin ndez reagime:

Deklaratat e ashpra të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse Irani nuk hap Ngushticën e Hormuzit brenda afatit të vendosur, kanë shkaktuar një valë reagimesh të forta në SHBA.

Pas kësaj retorike, disa ligjvënës demokratë në Kongres kanë kërkuar aktivizimin e Amendamenti i 25-të, një mekanizëm që lejon largimin e presidentit nga detyra në rast se ai konsiderohet i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin.

Sipas këtij amendamenti, zëvendëspresidenti dhe shumica e kabinetit mund të ndërmarrin hapa për transferimin e kompetencave presidenciale, ose Kongresi mund të krijojë një organ të posaçëm për vlerësimin e aftësisë së kreut të shtetit.

Reagimet nga kampi demokrat kanë qenë të drejtpërdrejta. Yassamin Ansari e cilësoi retorikën e Trump si të papranueshme dhe paralajmëroi hapa të mëtejshëm politikë.

Ilhan Omar kërkoi largimin e tij nga detyra, ndërsa Shri Thanedar deklaroi se Kongresi duhet të ndërhyjë për të shmangur një përshkallëzim të rrezikshëm. Edhe Sarah McBride e cilësoi kërcënimin si ndër më të rrezikshmit deri më tani.

ME TE LEXUARAT