U rrëmbye disa ditë më parë në Bagdad, lirohet gazetarja amerikane e luftës

Bota

U rrëmbye disa ditë më parë në Bagdad, lirohet

Grupi irakian Kataib Hezbollah ka liruar gazetaren amerikane Shelly Kittleson, e cila ishte rrëmbyer një javë më parë në Bagdad, njofton New York Times, duke cituar zyrtarë irakianë të sigurisë dhe vetë grupin.

Sipas deklaratës së Kataib Hezbollah, lirimi i Kittleson u bë “si shenjë vlerësimi për qëndrimet patriotike” të kryeministrit irakian, dhe u theksua se gazetarja duhet të largohet menjëherë nga Iraku.

Zyrtarët e sigurisë bëjnë me dije se 49-vjeçarja u lirua në këmbim të disa prej të burgosurve të grupit. Një zyrtar i grupit, i mbështetur nga Irani, shtoi se “kjo iniciativë nuk do të përsëritet në të ardhmen”.

Shelly Kittleson, origjinare e Wisconsin, është gazetare e pavarur që bashkëpunon me media ndërkombëtare dhe italiane, përfshirë Il Foglio dhe Ansa. Ajo ka mbuluar për 15 vite konfliktet në Lindjen e Mesme, duke raportuar nga zonat e luftës në Irak, Siri dhe Afganistan.

ME TE LEXUARAT