Iranianët dalin në tubime pas kërcënimeve të Donald Trump: Mburojë njerëzore mbi ura

Bota

Iranianët dalin në tubime pas kërcënimeve të Donald

Qindra qytetarë iranianë kanë dalë në tubime në përgjigje të kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për goditje ndaj infrastrukturës së vendit.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë një grumbullim të madh njerëzish, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët kanë formuar një zinxhir njerëzor mbi një urë në Ahvaz, në jugperëndim të vendit.

Protestuesit mbanin një flamur gjigant iranian dhe pankarta me mesazhe patriotike.

Në një prej tyre shkruhej “Trupi im për atdheun”, duke reflektuar frymën e mobilizimit dhe mbështetjes për vendin në këtë moment tensioni.

Tubimi paraqitet si një shenjë simbolike e qëndresës dhe solidaritetit të popullit iranian përballë presioneve ndërkombëtare, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të mbeten të larta.

ME TE LEXUARAT