Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano

Aktualitet

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano

Tenderi për ndërtimin e Portit të Ri tregtar në Porto Romano është zyrtarisht i anulluar, njofton Buletini i Agjensisë së Prokurimeve Publike.

Arsyeja e anulimit është mungesa e ofertës financiare nga kompania e vetme që mbeti në garë, Achirodon.

Ndërtimi i portit ishte planifikuar në dy faza, duke ofruar një thellësi më të madhe se Porti i Durrësit dhe mundësinë për ankorimin e anijeve më të mëdha.

Faza e parë do të përpunonte 500 mijë kontejnerë, krahasuar me 180 mijë aktualisht.

Tenderi, me vlerë 393 milionë euro pa TVSH, ka dështuar disa herë. Në garën e hapur në dhjetor 2024, vetëm një konsorcium kaloi në fazën finale.

Një nga kandidatët bëri kallzim në Prokurorinë e Posaçme, duke çuar në kontroll nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe sekuestrim të dokumentacionit të Autoritetit Portual Durrës.

ME TE LEXUARAT