Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit, mbetet sekuestrimi i 25 pasurive të familjes së ish-kryeministrit

Politikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit, mbetet sekuestrimi

Të martën, më 7 prill, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Argita Malltezit lidhur me vendimin për sekuestrimin e pasurive të saj dhe të bashkëshortit Jamarbër Malltezi. Vendimi konfirmon sekuestrimin preventiv të 25 pasurive të çiftit, një proces që ka nisur në vitin 2023 me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë apartamente dhe vila në Tiranë, bodrume, njësi shërbimi, truall, si dhe kuota të kapitalit në disa shoqëri tregtare në fushën e ndërtimit, imobiliare dhe aktiviteteve sportive.

Shuma të konsiderueshme monetare në euro, lekë dhe dollarë amerikanë në llogaritë e Jamarbër Malltezit mbeten gjithashtu të sekuestruara.

Ky vendim vjen pas dy vitesh ankime nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, të cilët kanë kundërshtuar vazhdimisht sekuestrimin e pasurive të tyre.

Sipas gjykatës, masat e sekuestrimit janë të justifikuara dhe të nevojshme për sigurinë e procesit penal, duke përfshirë pasuritë e regjistruara në emër të çiftit dhe aksionet në shoqëritë tregtare ku Jamarbër Malltezi zotëron pjesë të rëndësishme.

ME TE LEXUARAT