Shtëpia e Bardhë mohon interpretimet për armë bërthamore pas komenteve të Vance mbi Iranin

Bota

Shtëpia e Bardhë mohon interpretimet për armë

Pas komenteve të Zëvendëspresidentit J.D. Vance gjatë vizitës së tij në Hungari, ku ai tha se SHBA pret një përgjigje nga Irani deri në mbrëmje dhe paralajmëroi për përdorimin e “mjetëve që ende nuk janë vendosur të përdoren” në rast se Teherani nuk ndryshon sjelljen, Shtëpia e Bardhë ka reaguar duke mohuar çdo sugjerim për përdorim armësh bërthamore.

Disa media dhe analistë ndërkombëtarë interpretuan fjalët e Vance si një paralajmërim për përdorim bërthamor, duke krijuar shqetësime të menjëhershme diplomatike.

Megjithatë, përmes llogarisë zyrtare RapidResponse 47, Shtëpia e Bardhë theksoi se komentet nuk kanë asnjë lidhje me armët bërthamore dhe i cilësoi këto interpretime si të pasakta dhe tendencioze.

Vance shtoi se SHBA ka mjete të tjera në dispozicion, që mund të përdoren vetëm nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij, por pa specifikuar natyrën e këtyre mjeteve.

Zyrtarët amerikanë nënvizojnë se prioritet mbetet dialogu dhe presioni diplomatik mbi Teheranin, dhe se nuk ka asnjë vendim për përdorimin e forcës bërthamore në këtë fazë.

ME TE LEXUARAT