Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Hapim një dritare të re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

Politikë

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Hapim një dritare

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.

Çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se ky sistem i ri u mundëson qytetarëve të ndjekin hap pas hapi procesin e punësimit dhe garanton transparencë të plotë në çdo aplikim.

Ai shtoi se kjo iniciativë forcon besimin e publikut tek administrata dhe tregon qartë se aftësitë dhe meritokracia janë në qendër të çdo vendimi.

Rama: Hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë ambicien të kontribuojnë në sektorin publik. I krijohet mundësia në kohë reale kujtdo që synon në kontribuojnë në sektorin publik, që jo vetëm të ketë një pamje të vendeve në dispozicion akutalisht por edhe të ndjekë se si shkon një proces i caktuar ku ai/ajo është i/e interesuar. Është një hap i rëndësishëm sepse krijon transaprencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë dhe prandaj ofron këto mundësi për të mundur të rekrutojë më të mirë. Nga ana tjetër përfshin për herë të parë të gjithë sistemin tonë publik në një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara.

Administrata publike ka provuar të kundërtën e shumë paragjykimeve që kanë rënduar mbi të ndër vite. Ndërkohë që perceptimi për administratën publike ka qenë i rënduar nga paragjykimet, të cilat nuk kanë lindur në boshllëk, por kanë marrë shkas nga sjellje dhe nga veprime, akte që ndonjëherë janë ekspozuar publikisht në të gjithë shëmtinë e tyre, sidoqoftë administrata, ka përballuar një sfidë, një test, një provim të jashtëzakonshëm, duke e përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet maksimal në gjithë procesin e negociatave.

ME TE LEXUARAT