Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Bota

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, ka njoftuar se Izraeli do të intensifikojë presionin ushtarak ndaj Iranit dhe “do të rrisë dëmet që i shkakton regjimit” në Teheran, ndërsa konflikti ka hyrë në ditën e 39-të.

Lufta, e nisur më 28 shkurt pas goditjeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj objektivave iraniane, po hyn në një fazë vendimtare, sipas Zamir.

Ai tha se “në nivel strategjik, po afrohemi në një pikë kthese në fushatën e përbashkët kundër Iranit.”

Gjenerali theksoi se deri më tani janë arritur rezultate të rëndësishme, duke përfshirë objektivat e paracaktuara në fillim të operacionit ushtarak, dhe shtoi se veprimet do të vazhdojnë me vendosmëri për të rritur dëmet ndaj regjimit të Teheranit.

ME TE LEXUARAT