Bota e futbollit në zi/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Mircea Lucescu

Sport

Bota e futbollit në zi/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Mircea Lucescu

Futbolli botëror është në zi pas ndarjes nga jeta të trajnerit të njohur rumun Mircea Lucescu, i cili ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pas një ataku në zemër.

Lucescu ishte shtruar prej disa ditësh në spital, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë grumbullimit me kombëtaren e Rumanisë, përpara një ndeshjeje miqësore që nuk arriti ta ndiqte.

Gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi, duke kaluar në koma, ndërsa mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Largimi i tij nga jeta vjen vetëm pak ditë pasi kishte mbyllur aventurën në krye të kombëtares rumune, pas dështimit për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në disa prej klubeve më të njohura në Europë, Lucescu mbetet një nga trajnerët më të respektuar të futbollit, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në këtë sport.

ME TE LEXUARAT