Papa Leoni XIV kundër deklaratave të Donald Trump për Iranin: Të papranueshme, duam paqe

Bota

Papa Leoni XIV kundër deklaratave të Donald Trump për Iranin:

Papa Leoni XIV ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Iranin, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin global.

Në deklaratën e tij, Papa theksoi se një kërcënim i tillë prek jo vetëm aspektet e së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha dimensionin moral, pasi do të kishte pasoja të rënda për civilët e pafajshëm. “Ka kaq shumë njerëz, fëmijë dhe të moshuar që do të prekeshin nëse ky kërcënim bëhet realitet”, u shpreh ai.

Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për shmangien e çdo përshkallëzimi të situatës dhe për një angazhim më të madh në favor të paqes.

Ai nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë, ndërsa u bëri apel edhe ligjvënësve amerikanë që të dëgjojnë zërin e qytetarëve që kundërshtojnë luftën.

“Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi – të lutemi, por edhe të veprojmë që zëri ynë të dëgjohet. Nuk duam luftë, duam paqe”, përfundoi Papa.

ME TE LEXUARAT