Policia e Kosovës ndalon dy punonjës të Postës së Serbisë në Mitrovicë për shpërndarje të paligjshme të dërgesave

Kosovë&Rajon

Policia e Kosovës ndalon dy punonjës të Postës së

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë të paligjshme dërgesa postare.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se të ndaluarit u kapën pas marrjes së informacionit se po shpërndanin letra, kryesisht vendime nga gjykatat e Serbisë, të cilat sipas ligjit kosovar duhet të dorëzoheshin vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë.

“Të ndaluarit janë liruar pas marrjes në pyetje, ndërsa rasti po merret tani nga Departamenti për Krime Ekonomike,” shtoi Elshani. Autoritetet kanë kërkuar gjithashtu koment nga Posta e Serbisë dhe presin përgjigje.

Institucionet e Serbisë në Kosovë konsiderohen nga autoritetet lokale si paralele dhe të paligjshme, ndërsa mbyllja e tyre ka nisur që në fillim të vitit 2024, pavarësisht kritikave të komunitetit ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për ofrimin e shërbimeve për qytetarët e komunitetit serb.

Gjatë dy viteve të fundit janë mbyllur edhe Banka Postare e Kursimeve, Banka Kombëtare e Serbisë, drejtoritë e Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidore, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet komunale dhe shumë institucione të tjera.

Beogradi zyrtar refuzon mbylljen e tyre dhe shumicën i ka zhvendosur brenda territorit të Serbisë, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se rreth 5.800 punonjës mbeten pa vendet e tyre të punës, por do të vazhdojnë të marrin pagat.

ME TE LEXUARAT