Donald Trump shfaqet si Jezu Krishti në foton e re të krijuar me Inteligjencë Artificiale, reagon Irani: Fyerje dhe blasfemi!

Bota

Donald Trump shfaqet si Jezu Krishti në foton e re të krijuar me

Kur Donald Trump hidhet në sulm, rrallëherë është i “butë”. Këtë herë, ish-presidenti amerikan ka postuar diçka që ka shkaktuar shumë zhurmë.

Pas deklaratave për Papa Leoen, Trump postoi një foto të krijuar me inteligjencë artificiale ku ai shfaqet si Jezusi.

Donald Trump shfaqet si Jezu Krishti në foton e re të krijuar me

Fotoja, ka një grafikë të thjeshtë, por  është e mbushur me simbolikë. Në të, Trump vendos dorën mbi ballin e një burri, sikur të jetë një shenjtor shërues. Në sfond shfaqet flamuri amerikan, shqiponja simbol e SHBA-ve ushtarë, avionë luftarakë, Statuja e Lirisë dhe një ndërtesë që i ngjan Kapitolit. Nuk mungojnë as figura të njerëzve të zakonshëm , një infermiere, një grua duke u lutur , të gjithë të bardhë dhe larg elitave, pra baza tipike e mbështetësve të tij.

Detaji që bie më shumë në sy është drita e fortë në dorën e majtë të Trump, që duket sikur e paraqet si “të vetmin që di të vërtetën” dhe si udhëheqës shpëtimtar.

Postimi erdhi më 13 prill dhe nuk është aspak rastësi. Imazhi vjen menjëherë pas deklaratave të forta të Trump ndaj Papa Leone XIV, i cili së fundmi ka kritikuar hapur luftën dhe politikat migratore amerikane.  Papa, zakonisht i kujdesshëm në gjuhë, e quajti konfliktin një “çmenduri lufte”. Trump reagoi ashpër: “Leone duhet të më jetë mirënjohës… nëse unë nuk do isha në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk do ishte në Vatikan”, deklaroi ai, duke shtuar se Papa “duhet të përmbahet”.

Postimi me imazhin “mesianik” ka sjellë një lumë kritikash në rrjet. Shumë njerëz i kujtuan Trump-it që është një zot i rremë.

Në këtë debat është futur edhe Masoud Pezeshkian, i cili e ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur ndaj Papës.

“Në emër të popullit të Iranit, kjo është fyerje. Të bësh blasfemi me  Jezusin, profet i paqes, nuk pranohet nga askush i lirë”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT