Dramë në majë të Everestit, mbi 200 alpinistë të bllokuar prej tre ditësh nga stuhia e dëborës

Bota

Dramë në majë të Everestit, mbi 200 alpinistë të

Më shumë se 200 alpinistë janë bllokuar në temperatura nën zero pranë faqes lindore të malit Everest në Tibet dhe pritet të evakuohen deri sot, tha një burim me njohuri për situatën.

Entuziastët e aktiviteteve në natyrë kanë përmbytur Kinën kontinentale që nga 1 tetori për pushime tetëditore, por një stuhi e papritur dëbore gjatë fundjavës i zuri qindra alpinistë në befasi, duke shpresuar të shihnin nga afër anën Kangtsung të Everesti.

Burimet flasin për një operacion në shkallë të gjerë, edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar. Alpinistët kanë mbetur në majë prej tre ditësh dhe luftojnë me vdekjen.

Të shtunën, reshjet e borës goditën Luginën e largët Karma të Tibetit, në një lartësi mesatare prej 4,200 metrash. Të dielën, ekipet e shpëtimit çuan rreth 350 alpinistë të bllokuar në një vend të sigurt.

“Për fat të mirë, disa njerëz përpara nesh po pastronin shtigjet, duke lënë gjurmë që ne mund t’i ndiqnim, gjë që e bëri pak më të lehtë”, tha Eric Wen, 41 vjeç, duke shtuar se iu desh të ecte 19 kilometra, pjesa më e madhe e të cilave ishte e mbuluar me borë të trashë, për t’u larguar nga lugina.

“Përndryshe, do të ishte e pamundur për ne të ia dilnim mbanë vetë”, shtoi ai.

Nuk kishte asnjë përditësim zyrtar mbi gjendjen e shëtitësve të mbetur deri në orën lokale të vonë, megjithëse media shtetërore kineze raportoi se kontakti me ta ishte rivendosur.

ME TE LEXUARAT