Elon Musk përsëri njeriu më i pasur në botë, kush janë 2 të tjerët e podiumit? Planetit i shtohen edhe 400 miliarderë

Elon Musk është personi më i pasur në botë edhe për një vit tjetër, i pari në listën e njerëzve më të pasur në botë, të cilën revista ‘Forbes’ e publikoi sot (10 mars).
Aksionari kryesor i Tesla-s, SpaceX-it, platformës së mediave sociale X dhe kompanisë së inteligjencës artificiale xAI ka një pasuri të vlerësuar në 839 miliardë dollarë, nga 342 miliardë dollarë në listën e publikuar një vit më parë.
Pasuria e tij është më shumë se tre herë më e madhe se ajo e dy biznesmenëve të tjerë që përbëjnë tre të parët:
Bashkëthemeluesit e “Google”, Larry Page (257 miliardë dollarë) dhe Sergey Brin (237 miliardë dollarë).
Sipas revistës amerikane, e njohur për renditjen e saj vjetore të njerëzve më të pasur në botë, planeti tani ka 3,428 miliarderë, 400 më shumë se një vit më parë.
Ata grumbullojnë një pasuri prej 20.1 trilionë dollarësh, nga 16.1 trilionë dollarë një vit më parë./Shqip


