Erdogan uron Putinin për ditëlindjen e 73-të: Iniciativat diplomatike duhet të marrin vrull për paqen
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme, e martë (7 tetor), me presidentin rus Vladimir Putin.
Gjatë komunikimit, dy liderët diskutuan për çështje dypalëshe dhe zhvillime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë situatën në Gazë dhe luftën në Ukrainë.
Me këtë rast, Erdogan i uroi Putinit ditëlindjen e 73-të, duke shprehur respektin dhe urimet e tij.
Presidenti turk theksoi se Turqia po punon për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, si dhe për lejimin e ndihmave humanitare në zonat e prekura nga lufta.
Sa i përket konfliktit në Ukrainë, Erdogan deklaroi se iniciativat diplomatike duhet të marrin vrull, në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë përpjekjet në drejtim të paqes.