Selena Gomez mbështet Taylor Swift për albumin e ri dhe zbulon momente nga dasma e saj me Benny Blanco

Showbiz

Selena Gomez mbështet Taylor Swift për albumin e ri dhe zbulon momente

Me rastin e publikimit të albumit të ri të Taylor Swift, me titull “The Life of a Showgirl”, Selena Gomez ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për të mbështetur mikeshën e saj të ngushtë.

Këto ditë kanë qenë të rëndësishme për të dyja, pasi Selena u martua me partnerin e saj, Benny Blanco, ndërsa Taylor publikoi albumin e ri, i cili i është dedikuar të dashurit të saj, Travis Kelce.

Në postimin e saj në Instagram, Selena vendosi të lidhë të dyja ngjarjet, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për mikeshën e saj shumëvjeçare. Ajo ndau një video nga përgatitjet e saj për ditën e dasmës, ku shihet dikush duke rregulluar vellon e saj, ndërsa pranë saj ndodhet Taylor Swift.

Selena Gomez mbështet Taylor Swift për albumin e ri dhe zbulon momente

Selena publikoi edhe disa momente të tjera të përbashkëta nga dita e dasmës dhe në përshkrimin që shoqëronte fotot dhe videon, shkroi:

“Në nder të Showgirl-it… E bekuar që të kam pranë thuajse 20 vite më pas, aligator! Të dua përgjithmonë dhe gjithmonë.”

Selena Gomez mbështet Taylor Swift për albumin e ri dhe zbulon momente

Me këtë postim të ndjerë, Selena jo vetëm që ndau një copëz intime nga dasma e saj, por tregoi edhe njëherë forcën e miqësisë së saj me Taylor Swift, një lidhje që i ka rezistuar viteve dhe famës.

ME TE LEXUARAT