Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet i fortë! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pak pas orës 16:00 në zonën e Skiathos në Greqi dhe është ndjerë edhe në Atikë, përfshirë kryeqytetin Athinë.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte rreth 4 kilometra në veri-veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia fokale u llogarit rreth 10 kilometra.
Autoritetet greke bëjnë me dije se lëkundja ka ndodhur në një zonë sizmike të njohur dhe për momentin nuk raportohet për dëme apo të lënduar. Situata po mbahet nën vëzhgim.
Më herët gjatë ditës janë ndjerë edhe lëkundje të tjera më të lehta në të njëjtën zonë. Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar rreth orës 14:00, i ndjekur nga dy pasgoditje më të vogla.


