Nga 1 maji Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të jenë më pjesë e OPEC, goditje për grupin global të prodhuesve të naftës

Bota

Nga 1 maji Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të jenë më

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do të largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe OPEC+, me vendimin që hyn në fuqi më 1 maj. Lajmi u bë publik nga agjencia shtetërore WAM dhe është konfirmuar edhe nga media ndërkombëtare.

Në deklaratën zyrtare thuhet se ky hap lidhet me vizionin afatgjatë strategjik dhe ekonomik të vendit, si edhe me përshpejtimin e investimeve në prodhimin vendas të energjisë. Autoritetet në Abu Dhabi synojnë më shumë fleksibilitet për të rritur prodhimin dhe për t’iu përgjigjur kërkesës globale.

Largimi i Emirateve konsiderohet goditje e rëndësishme për OPEC-un, grupin që koordinon politikat e prodhimit të naftës dhe ndikon drejtpërdrejt në çmimet globale. Emiratet kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për kuotat e prodhimit, duke kërkuar nivele më të larta nxjerrjeje.

OPEC u themelua në vitin 1960 nga Arabia Saudite, Irani, Iraku, Kuvajti dhe Venezuela, ndërsa Emiratet iu bashkuan në vitin 1967.

ME TE LEXUARAT