Hantavirusi alarmon Europën? Komisioni Evropian zbulon nivelin e rrezikut

Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile pas shpërthimit të hantavirusit në bordin e anijes turistike MV Hondius, e cila ka mbërritur në portin e Tenerife në Spanjë.
Gjatë një konference për mediat, zëdhënësja e Komisioni Evropian, Eva Hrncirova, bëri të ditur se aktualisht niveli i rrezikut për qytetarët evropianë mbetet i ulët.
Sipas saj, vlerësimet më të fundit të Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se nuk ka rrezik të lartë për përhapje në publikun e gjerë.
Masat e marra nga autoritetet evropiane synojnë evakuimin e sigurt të pasagjerëve dhe menaxhimin e situatës pas rasteve të raportuara në anije.


