Tragjike! I thanë se vëllai i vogël vdiq pas aksidentit, ndërron jetë në spital edhe vëllai i madh

Kosovë&Rajon

Tragjike! I thanë se vëllai i vogël vdiq pas aksidentit,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejë, ku dy vëllezër nga familja Maloku kanë humbur jetën brenda vetëm pak orësh nga njëri-tjetri.

Gazmend Maloku, i njohur ndryshe si Meni, ndërroi jetë i pari të dielën, pasi prej disa ditësh ndodhej në spital në gjendje të rëndë pas një aksidenti.

Lajmi i ndarjes së tij nga jeta goditi rëndë familjen dhe të afërmit.

Dhimbja u bë edhe më e madhe vetëm pak orë më vonë, kur ndërroi jetë edhe vëllai i tij i madh, Bashkim Maloku, i cili po trajtohej në spital për shkak të një sëmundjeje.

Sipas familjarëve, Bashkimi nuk arriti ta përballonte humbjen e të vëllait dhe mbylli sytë vetëm një orë pasi mori lajmin tragjik për Gazmendin.

Dy humbje të njëpasnjëshme brenda të njëjtës ditë kanë tronditur familjarët, miqtë dhe qytetarë të shumtë në Pejë.

Këtë të hënë pasdite, dy vëllezërit do të përcillen së bashku për në banesën e fundit, në orën 14:00 në varrezat e qytetit.

 

 

Tragjike! I thanë se vëllai i vogël vdiq pas aksidentit,

ME TE LEXUARAT