Irani gati për sulm në tokën amerikane?! Trump: Do ndodhë por jemi gati

Presidenti Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e sulmeve edhe në tokën amerikane.
I pyetur nga një gazetar nëse qytetarët amerikanë duhet të presin një përgjigje nga Teherani, qoftë edhe brenda Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan u përgjigj në mënyrë karakteristike: “Mendoj se po”. Siç vuri në dukje ai, qeveria amerikane është në gatishmëri të vazhdueshme kundër një mundësie të tillë.
“Unë mendoj se ata janë të shqetësuar për këtë gjatë gjithë kohës. Ne po mendojmë vazhdimisht për këtë dhe jemi përgatitur. Por po, ne presim disa gjëra. Siç thashë, disa njerëz do të vdesin. Kur shkoni në luftë, disa njerëz do të vdesin“, tha ai.
Sipas informacioneve të deritanishme, gjashtë ushtarakë amerikanë kanë humbur jetën në konfliktin në Lindjen e Mesme. Në anën iraniane, numri i të vdekurve tejkalon 1.300, shumica e tyre civilë. Mediat shkruajnë se komuniteti ndërkombëtar është në gatishmëri të shtuar nga frika e sulmeve terroriste, ndërsa Garda Revolucionare tashmë ka paralajmëruar se vendet e Bashkimit Evropian mund të jenë në shënjestër nëse heshtin në luftë.
Deri më tani, Teherani i është përgjigjur sulmeve duke lëshuar qindra raketa dhe mijëra dronë kundër Izraelit dhe vendeve të Gjirit, duke përshkallëzuar më tej tensionet në rajon. Donald Trump paralajmëron se konflikti mund të zhvillohet në një luftë afatgjatë, pasi udhëheqja iraniane thotë se është e vendosur të durojë dhe të mbizotërojë në konflikt./Shqip


