Ligj i ri në Mbretërinë e Bashkuar, ndalohet përdorimi i telefonave celularë në shkolla
Lajmifundit
/
21 Prill 2026, 20:30
Bota

Qeveria britanike ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkollat në të gjithë Anglinë, përmes një ligji të ri që do të forcojë rregullat ekzistuese.
Sipas BBC, ministrja e Arsimit Jacqui Smith deklaroi se ndryshimi ligjor do t’u japë shkollave një detyrim të qartë për ndalimin e telefonave gjatë ditës mësimore, duke synuar përmirësimin e sjelljes dhe rezultateve të nxënësve.
Qeveria britanike thekson se shumica e shkollave e kanë zbatuar tashmë këtë praktikë, ndërsa masa e re synon ta bëjë rregullin të detyrueshëm në të gjithë vendin.


