Mbante doza kokaine me vete kudo, arrestohet në Itali, 18-vjeçari shqiptar!

Bota

Mbante doza kokaine me vete kudo, arrestohet në Itali, 18-vjeçari

Një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, Genova, çoi në arrestimin e një të riu shqiptar 18-vjeçar, të cilit iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Policia italiane konfirmoi se ndaj tij po zhvillohen hetime për trafik droge dhe përfshirje në një organizatë kriminale. Ndërhyrja erdhi pas sinjalizimeve të banorëve të Struppës, që kishin raportuar praninë e pazakontë të një të riu në një ndërtesë në rrugën ‘Benedetto da Porto’, ku lëvizjet e shpeshta dhe të dyshimta ngjallën dyshime për veprimtari të paligjshme.

Karabinierët vendosën të ndërhynin dhe ndaluan 18-vjeçarin në hyrje të apartamentit. Gjatë kontrollit personal, në xhaketën e tij u gjetën tre pako të vogla të mbyllura me vakum, secila me nga 50 doza kokaine, ndërsa në xhepin e xhinseve kishte një pako cigare që përmbante edhe 74 doza të tjera.

Në total, autoritetet sekuestruan 224 doza droge, rreth 140 gramë, të gatshme për shpërndarje. Kontrolli u zgjerua në ambientet e banimit të të riut, ku u gjetën dy pako të tjera kokaine me peshë përkatësisht 800 dhe 121 gramë, së bashku me pajisje për përpunim dhe ambalazh, si makineri vakumi, tre peshore precize dhe një sasi e madhe materialesh plastike.

Në total, sasia e sekuestruar tejkalon një kilogram drogë të cilësuar si me cilësi të lartë. 18-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Marassit, ku ndodhet në pritje të konfirmimit të masës së arrestit.

Autoritetet italiane janë duke hetuar më tej për të identifikuar lidhjet e mundshme të të arrestuarit me grupe kriminale që operojnë në trafikun e narkotikëve në rajon.

ME TE LEXUARAT