Nga dr*ga te k*ntrabanda e njerëzve/ Investigimi i “The Sun”: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Bota

Nga dr*ga te k*ntrabanda e njerëzve/ Investigimi i “The Sun”:

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar një investigimi, ku tregon se në Mbretërinë e Bashkuar çdo ditë dënohen me burg rreth pesë shqiptarë. Në artikull thuhet se të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se 1,865 persona nga vendi ballkanik u dërguan në burg gjatë vitit deri në shtatorin e kaluar.

Sipas investigimit, shqiptarët përbëjnë vazhdimisht përqindjen më të lartë të të huajve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, rreth nëntë përqind e totalit aktual prej 75,289 të burgosurish.

The Sun tregon se në tre muajt e parë të këtij viti, 58 shqiptarëve u janë dhënë dënime me të paktën një vit burg për krime që variojnë nga veprat penale të drogës deri te kontrabanda e njerëzve.

Por, sipas ligjit britanik, shtetasit e huaj që marrin dënime prej 12 muajsh ose më shumë u dorëzohen automatikisht urdhra dëbimi. Ligjet e reja që do të miratohen nga Partia Laburiste do të bëjnë që disa të burgosur të deportohen në një të tretën e dënimit të tyre, pra nga gjysma e dënimit aktual.

The Sun shkruan se që nga zgjedhjet e vitit 2024, Partia Laburiste thotë se më shumë se 58,500 migrantë të paligjshëm dhe kriminelë të huaj janë larguar ose deportuar nga vendi.

Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje transferimi të të burgosurve me Shqipërinë, që do të thotë se çdo shqiptar i dënuar me katër vjet ose më shumë dënim nga një gjykatë e Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohet përsëri në vendin e tij të origjinës për të vuajtur dënimin.

“Kjo qeveri ka rritur deportimin e shkelësve të huaj me më shumë se 8,700 të larguar që nga korriku 2024 një rritje prej 32% krahasuar me 19 muajt e mëparshëm. Për më tepër, ne po ndryshojmë ligjin në mënyrë që të burgosurit e huaj të mund të deportohen më herët se kurrë më parë," tha një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

ME TE LEXUARAT