Nuk ndalet sherri mes Trump dhe Musk, presidenti amerikan: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
Grindja e Donald Trump me Elon Musk mbi propozimin e buxhetit të presidentit amerikan duket se po arrin në ekstrem.
Në grindjen e fundit midis dy burrave, Musk zbuloi emrin e partisë që “do të formohet të nesërmen” nëse buxheti miratohet, dhe Trump u përgjigj me kërcënimin se “ndoshta ai (Musk) duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut”.
Musk ishte i pari që i hodhi benzinë zjarrit duke akuzuar administratën Trump për “shpenzime irracionale” që po e shtyjnë kufirin e borxhit me një rekord prej 5 trilionë dollarësh.
Edhe një herë, ai foli për nevojën për të krijuar një parti të re që “vërtet kujdeset për njerëzit”. Pak kohë më vonë, ai i bëri qëllimet e tij edhe më të qarta, duke shkruar: “Nëse ky projektligj i çmendur për shpenzimet miratohet, Partia Amerikane do të themelohet të nesërmen.
Vendi ynë ka nevojë për një alternativë ndaj sistemit njëpartiak Demokrat-Republikan, në mënyrë që njerëzit të mund të kenë vërtet një ZË”.