“E kam bëra vetëm një herë”, babai abuzues pranon se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën e tij
Detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarje e rëndë në Patos, ku një baba 36-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeçe.
Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.
12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.
Ndërkohë, babai i saj, 36-vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.
Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese” Lilium”.
Sakaq, nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.
Gruaja 30-vjeçare ka treguar se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare dhe kishte sjellje agresive, por nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.
“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë.
Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa.
Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.