Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë! Respekt për kontributin e shqiptarëve

Politikë

Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur nga dita e sotme, 1 korrik 2025, zbatimi i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo marrëveshje do të sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut.

"Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut.

Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT