Meta "sulmon" SPAK-un: Mashtron për kartat bankare! Nuk ka për të zbuluar asgjë

Politikë

Meta "sulmon" SPAK-un: Mashtron për kartat bankare! Nuk ka

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot një tjetër sqarim lidhur me dosjen e tij.

Përmes rrjeteve sociale Meta thotë se kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron, sipas tij, hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me të.

"Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën. Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse", shkruan Meta në Facebook.

ME TE LEXUARAT