Një mbrëmje dedikuar talentit, modës dhe trashëgiminë shqiptare, One Albania përkrah Muza Competition 2025

Trending

Një mbrëmje dedikuar talentit, modës dhe trashëgiminë

Në një mbrëmje elegance, pasioni për modën dhe trashëgimie kulturore, Muza Competition 2025 mbylli me sukses edicionin e saj të katërt. Nën autorësinë e producentes Andriola Kambo, Muza, 

një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon, u rikthye edhe këtë vit si një ngjarje e rëndësishme kulturore që synon të frymëzojë dhe të promovojë talentet e reja shqiptare në fushën e fashion-dizajnit.

Një mbrëmje dedikuar talentit, modës dhe trashëgiminë
One Albania ka mbështetur këtë platformë të jashtëzakonshme, e cila jo vetëm feston modën, por ridimensionon trashëgiminë kulturore shqiptare përmes syve të stilistëve të rinj në të gjithë rajonin. Konkursi mblodhi krijues të apasionuar të moshës 18-35 vjeç nga të gjitha qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, duke u ofruar një urë artistike dhe profesionale me industrinë e modës. 

Risi e këtij edicioni ishte hapja e skenës për të rejat që ëndërrojnë të bëhen modele. Vajza nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora patën mundësinë për të ecur në pistën e Muzës. Pas një konkurrimi të fortë dhe një prezantimi të 10 finalistëve, fituesit që ‘përkthyen’ identitetin kulturor në koleksione frymëzuese në fushën e modës dhe të dizajnit ishin: 

Një mbrëmje dedikuar talentit, modës dhe trashëgiminë

Vendi i parë: Moralda Durra, me “Një mijë e një fije” – fitoi pjesëmarrjen në Javën e Modës në Milano, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Vendi i dytë: Ezmerina Kasa, me “N’Pej” – fitoi një prezantim njëvjeçar në Biscayne Shoëroom, Miami, falë Mana Fashion Services.
Vendi i tretë: Xheksil Muça, me “Illyris” – mori një bursë për një kurs profesional në Istituto Marangoni në Dubai.
Vendi i katërt: Alma Salihi, me “Në Hijen e Kujtimeve” – fitoi një bursë Masteri nga Evolution Academy, Prishtina.

Një juri me figura të shquara nga bota e modës, medias dhe artit, përfshirë Rudina Magjistarin, Fadil Berishën, Emina Cunmulajn dhe të tjerë sollën njohuri dhe përvojë në këtë event. 

One Albania është përherë prezente aty ku tradita takon inovacionin. Përkrahja e Muza Competition për të sjellë kreativitetit dhe mbështetje ndaj identitetit kulturor shqiptar është një iniciativë që ngre lart talentin e ri shqiptar, duke nxjerrë në pah trashëgiminë tonë.

ME TE LEXUARAT